Rreth Paketos

Platforma që e bën dërgimin e pakove më të lehtë, më të shpejtë dhe më të sigurt.

Paketos është krijuar për t’i thjeshtuar dërgesat nga USA në Kosovë.

Paketos – Dërgesa nga USA në Kosovë

Mirë se vini në Paketos, partneri juaj i besueshëm për dërgesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Ne jemi krijuar për t’ua bërë më të lehtë klientëve pranimin e pakove, porosive online dhe dërgesave personale nga USA drejt Kosovës.

Në Paketos, e dimë sa e rëndësishme është që pakot tuaja të arrijnë të sigurta, në kohë dhe me kujdes. Qoftë nëse keni porositur produkte online nga dyqanet amerikane, dëshironi të dërgoni pako familjare, dokumente apo produkte për biznes, ekipi ynë kujdeset që procesi të jetë sa më i thjeshtë dhe i besueshëm.

est.

2019

Data e themelimit

100

%

Klientët e kënaqur

Paketos – Dhe Tosi

Tosi është personazhi i dorëzimit të Paketës.

“Tosi” është një emër i shkurtër dhe i zakonshëm për shqiptarët, i cili përfaqëson personin që sjell pakot tek ju.

Emri Paketos vjen nga bashkimi i fjalës paketë dhe personazhit Tosi pra, Tosi që sjell paketën.
Njëkohësisht, emri ka edhe kuptimin e boxing / paketimit, duke simbolizuar transportin dhe dorëzimin e sigurt të porosive.

Paketos përfaqëson:

  • Dorëzim të thjeshtë dhe të besueshëm
  • Një person të afërt, jo një kompani të ftohtë
  • Ura mes Tregut Amerikan dhe Konsumatorëve në Kosovë

20K

+

Klientë të regjistruar

537K

+

Dërgesa të realizuara në Kosovë

Pse të Zgjidhni Paketos?

Misioni Ynë

Misioni ynë është të ofrojmë një shërbim të sigurt, të shpejtë dhe praktik për dërgesa nga USA në Kosovë. Synojmë t’u ndihmojmë klientëve të kenë qasje më të lehtë në produktet dhe blerjet nga Amerika, duke ofruar një proces të qartë, transparent dhe profesional.

Çfarë Na Bën Ndryshe?

Paketos fokusohet në besim, korrektësi dhe komunikim të qartë me klientët. Ne e kuptojmë rëndësinë e çdo pakoje, prandaj kujdesemi që çdo dërgesë të trajtohet me përgjegjësi nga momenti i pranimit deri në dorëzimin në Kosovë.
Me Paketos, klientët mund të ndihen më të sigurt kur bëjnë blerje nga USA, duke ditur se pakot e tyre janë në duar të kujdesshme.