Duke hapur mbështetjen Paketos…

PROCEDURA E TRAJTIMIT TË ANKESAVE TË KLIENTËVE

Në PAKETOS INTERNATIONAL LLC, përkushtohemi që çdo klient të marrë shërbim cilësor dhe trajtim korrekt të ankesave.

1. Paraqitja e ankesës te kompania

Në rast të pakënaqësisë me shërbimin postar, klienti ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë PAKETOS INTERNATIONAL LLC, duke përshkruar qartë problemin dhe duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, nëse ka.

2. Ankimi pranë ARKEP-it

Nëse klienti nuk pajtohet me përgjigjen me shkrim të kompanisë, ka të drejtë që, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes, t’i drejtohet Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), përmes procedurës përkatëse të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

3. E drejta për t’iu drejtuar gjykatës

Nëse klienti nuk pajtohet me vendimin e ARKEP-it, mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore përmes inicimit të konfliktit administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit ligjor.

Kjo procedurë zbatohet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-038 për Shërbimet Postare dhe legjislacionin përkatës në fuqi.